Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 16:43

Mbrёmё janё ndarё çmimet e MTV Movie Awards ku audienca ёshtё ‘tronditur’ nga disa reagime pikante tё personazheve nё skenё.

Justin Timberlake dhe Mila Kunis tё ngjitur nё skenё pёr tё ndarё çmimet kanё shokuar audiencёn me veprimet e tyre tё paparashikuara. Ato kanё kapur njёri-tjetrin me dorё nё vёnde tё papёrshtatshme. Tё pyetur mё vonё pёr veprimin e tyre ato kanё sqaruar se ishte njё replikё pёr median e cila kishte kohё qё pёshpёriste pёr njё histori tё mundshme  midis tyre. Duke folur me njё ton ironik, Justin ka thёnё:

“Po, po! Ne duhemi shumё! Nuk i ndajmё dot duart nga njёri-tjetri…”

Ndёr tё tjera filmi qё dominoi me marrjen e çmimeve nё Los Angeles ishte ‘Twilight’ , duke ja kaluar filmit ‘Harry Potter’ dhe duke marrё pesё çmime Golden Popcorn.

Robert Pattinson fitoi çmimin e ‘Best Male Performance’, ‘Best Fight’ dhe ‘Best Kiss’.

Ndёrsa kolegia e tij Kristen Stewart fitoi çmimin pёr ‘Best Female Performance’.

Pikёrisht kur janё ndarё çmimet pёr ‘Best Kiss’, Pattinson i ka surprizuar tё gjithё duke zbritur nga skena dhe puthur nё buzё kolegun e tij Taylor Lautner, njё personazh tjetёr po aq i rёndёsishёm nё Twilight qё kandidonte pёr ‘Best Kiss’. Gjithçka e organizuar nё njё mёnyrё shumё shoqёrore dhe argёtuese ёshtё pritur me brohoritje nga audienca.

Ndёrsa Justin Bieber fitoi çmimin ‘Best Jaw-Dropping Moment’ pёr filmin e tij ‘Never say never’.