Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 14:46

Kunata i kёrkon falje kunatёs; Natasha i kёrkon falje Stacey-it gruas sё Ryanit.

Natasha Giggs qё pёr tetё vjet kishte patur marrёdhёnie seksuale me vёllain e burrit tё saj, me lojtarin e Manchester United, Ryan Giggs, tani kёrkon thellёsisht ndjesё pёr dhimbjen qё ka shkaktuar. Nёpёrmjet njё shoqes sё saj, ajo ka bёrё me dije pёr median:

“Ajo e di qё ajo çfarё ka bёrё me Ryan ishte shumё e gabuar, por shpresonte qё tё qёndronte sekrete pёr hir tё Rhodrit dhe Staceyit.

Natasha ka kaluar netё tё tёra pagjumёsie qё kur gjithçka u zbulua. Dhe pёr kёtё gjё i kёrkon veçanёrisht ndjesё Stacey-it, pasi nuk kishte pёr qёllim qё t’i shkatёrronte jetёn!”

Momentalisht Giggs dhe Stacey janё ende bashkё pёr pushime me dy djemtё e tyre nё njё vёnd sekret.

Ndёrkohё mёsohet se Giggs ka kontaktuar me vёllanё e tij Rhodry edhe nёpёrmjet celularit. Ai i ka ofruar 281 mijё euro pёr tё heshtur, pёr ta lёnё çёshtjen me kaq dhe mbase pёr tё mos i nxjerrё mё nё shesh gjёra tё tjera. Por Rhodry Giggs kёrkon ballafaqim.  Ai ёshtё mёsuar tё ketё marrё njё avokat, gjё qё tё bёn tё mendosh se nuk ka ndёrmёnd qё tё heshtё. Ai dhe Natasha janё ndarё, ku kjo e fundit ёshtё larguar nё Bolton bashkё me tё dy fёmijёt dhe ai po qёndron tek shtёpia e shokut tё ngushtё, aktorit Will Mellor.

Sipas revistёs ‘The Sun’ Stacey ka thёnё: “Ryan vuan nga njё sёmundje pёr tё cilёn ka nevojё tё kurohet. Pёr sa kohё qё ai do tё marrё terapinё e nevojshme siç mё ka premtuar, martesa jonё do tё mbijetojё. Ai nuk e ka dashur kurrё Imogen-in dhe Natasha ёshtё njё gёnjeshtare. Familja jonё do t’ia dalё mbanё kёtij problemi”.