Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 16:40

Nё Amerikё ndodhin vёrtetё çudira!

Kёngёtarja amerikane Miranda Lambert ёshtё martuar me kantautorin Blake Shelton nё njё ceremoni krejt ndryshe nga tё tjerat.

Nё njё nga Kishat e Texasit shoqёrueset e saj janё paraqitur tё veshura me çizme cowboy  dhe me dy shoqёruese nderi tepёr tё veçanta. Shoqёruesit  ishin dy qentё e saj qё ajo i konsideron ‘tё dashurit e zemrёs sё saj’.

Texas ёshtё shteti i vetёm qё lejon praninё e kafshёve nёpёr Kisha dhe pёr kёtё arsye ajo ka organizuar gjithçka duke mos i pёrjashtuar pёr asnjё moment nga ky eveniment miqtё e zemrёs sё saj.

Ajo donte qё martesa tё bёhej nё njё vёnd ku tё gjithё tё ndiheshin rehat, si nё shtёpinё e tyre; dhe Miranda pa qenushat e saj nuk mund tё ndihej kёshtu.

Qentё ishin tё zbukuruar me aksesorёt tipik tё dasmave, me papjon, fjongo dhe mbajtёsen e unazave.

Nё njё ceremoni  tё tillё me tё drejtё qё qenushat mund tё quhen ‘rock star’.

 

Klikoni sipёr fotografisё qё tё shfaqet pamja e plotё.