Lajme Shqip Saturday, 31 March 2012 08:30

Paris – Mungesa e gjumit mund t’ju nxisë të konsumoni më shumë kalori se sa keni nevojë. Hulumtimi i ri ka zbuluar që individët që flenë më pak se sa duhet, konsumojnë më shumë se 500 kalori gjatë ditës.

“Gjumi është i rëndësishëm për tërë organizmin, pa sasitë e nevojshme të gjumit organizmi nuk mund të shpenzojë kaloritë në mënyrë normale”.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që mungesa e gjumit çon deri tek shpenzimi i rritur i kalorive, atëherë trupi shpenzon më shumë kalori sepse nuk është i pushueshëm.

Megjithatë, me këtë hulumtim është treguar e kundërta. Personat që flenë më pak janë më pak të prirur për të ngrënë më shumë ushqim të pasur me karbohidrate. Po ashtu, sa më e gjatë që është koha pa gjumë e personit, më shumë ka mundësi që të hajë, gjë që nuk mund të ndodhë nëse jeni duke fjetur.

Në fund të fundit, gjumi është i domosdoshëm për funksionimin normal të organizmit në tërësi dhe shpenzimin e kalorive. Prandaj, flini mirë sa herë që mundeni për ta mbajtur peshën e shëndetshme trupore.