Lajme Shqip Wednesday, 31 July 2013 18:00

Këngëtari i grupit One Direction, Harry Styles, është përgjigjur se fundmi thashethemeve se ai është më shumë se sa “shok” i DJ Nick Grimshaw të Radio 1. Grimshaw është një prezantues gay i deklaruar.

19 vjeçari ka thënë për gazetën GQ se ai nuk e dinte që këto thashetheme ishin përhapur. “Nuk di ç’të them. Ne nuk jemi duke u takuar, jo. Jemi thjesht miq” – tha Styles.

Kur u pyet direkt për seksualitetin e tij, Styles u përgjigj : “Biseksual? Unë? Nuk besoj … jam shumë i sigurtë që nuk jam.”
Ndërkohë Styles ka shtuar se atij nuk i pëlqen të “ofshajë” për spekulimet në lidhje me jetën e tij personale, ai pranoi se ato shpeshherë shkatërrojne lidhjet.

“Disa janë për të qeshur. Disa janë thjesht qesharake. Disa janë shumë të bezidsshme”, u përgjigj ai për këtë thashethem.
“Të vetmet rastet kur bëhet diçka acaruese është kur je në një lidhje dhe vjen një çast që ty të pëlqen shumë ajo, por gazetat shkruajnë absurditete nga më të ndryshmet dhe kjo gjë ndikon, unë nuk jam më i njëjti person në sytë e saj”
“Nuk më ka pëlqyer kurrë kur njerëzit e famshëm shkruajnë në Twitter, ‘Kjo gjë nuk është e vërtetë’, prandaj edhe unë nuk e bëj këtë.”