Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 15:29

Carmen Dell’Orefice ёshtё modelja qё tregon se bukuria dhe rinia jo gjithmonё ecin paralelisht me moshёn.

Modelja veterane kёtё fundjavё festoi 80 vjetorin e ditёlindjes sё saj duke qёnё akoma njё hit i pasarelave.

Carmen ka nisur karrierёn e saj nё pasarela qё nё moshёn 15 vjeçare kur nё vitin 1946 doli nё kopertinёn e revistёs Vogue.

Bukuroshja sot me flokё ngjyrё tё hirtё, kёtё vit ka parakaluar pёr koleksionin e Alberta Ferretis dhe Adrienne Vittadini.

Nё karrierёn e saj 66 vjeçare, zonja Dell’Orefice ka patur nderin tё jetё gjashtё herё nё kopertinёn e Vogue dhe tё jetё ikona pёrfaqёsuese pёr 14 kompani kozmetike.