Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 15:18

Njё ngjarje interesante ka ndodhur nё Angli. Mbase ajo çfarё ёshtё interesante pёr ne, pёr anglezёt mund tё jetё normale…

Kryeministri i Anglisё, David Cameron, kishte shkuar pёr tё vizituar pacientin Andrew Sarton. Trupa telviziove ka hyrё pёr tё filmuar vizitёn e tij por ata janё gjetur plotёsisht tё papёrgatitur nga ndёrhyrja e shefit tё pavionit, kirurgut ortoped David Nunn.

Mjeku me njё ton shumё tё irituar iu ka thёnё vizitorёve se kishin thyer rregullat e higjienёs. Ai i ka urdhёruar tё dalin menjёherё nga dhoma ku ndodheshin dy pacientё, njёri prej tё cilёve po kontrollohej nga mjeku.

Kryeministri David Nunn i shoqёruar nga zёvёndёsi i tij Nick Clegg kanё ngelur shumё ngushtё nga pёrcjellje ceremoniale qё i ka bёrё mjeku. Me edukatё dhe xhentilesё qё i karakterizon njerёzit e shkolluar dhe edukuar, ai i ka kёrkuar kolegut tё tij dhe trupёs sё kameramanёve tё dilnin jashtё dhe ta vazhdonin vizitёn nё njё moment mё tё pёrshtatshёm.

Njё fenomen qё nё Angli ka bёrё zhurmё, jo pёr faktin se kryeministri u pёrzu nga mjeku, por pёr faktin se ai kishte thyer rregullat e spitalit. Ky ёshtё tregues i lartё i nivelit tё kulturёs dhe demokracisё tё kёtij vёndi. Po tё kishte ndodhur njё episod i tillё nё njё nga spitalet tona, a e mendoni se çfarё do tё kishte ndodhur? Ka shumё tё ngjarё qё nё rast tё tillё mjeku tё pushohej nga puna.