Lajme Shqip e Enjëte, 13 Tetor 2011 09:00

“Bija ime” do të quhet libri që babai do t’i dedikojë vajzës së tij, këngëtares së famshme Amy Winehouse, e cila ndërroi jetë më 23 korrik 2011.

Megjithëse problemet me fondacioni Winehouse vazhdojnë, Mitch Winehouse ka njoftuar se në vitin 2012 do të publikohet një libër kujtimesh mbi vajzën e tij të dashur dhe të ndjerë, Amy Winehouse. Këtë lajm e ka nxjerrë agjencia EFE e cila ka sqaruar se të ardhurat e këtij libri do të shkojnë për fondacionin që ende nuk po gjen zgjidhjen e duhur për emrin e tij.

“Dua të mbledh të gjitha paratë e mundshme për fondacionin, me qëllim që me të ardhurat të ndihmojmë gjithë të rinjtë që kanë probleme me drogën dhe alkoolin.”

Këto kanë qenë fjalët e Mitch kur ka inauguruar hapjen e fondacionit Winehouse më 14 shtator, ditën e ditëlindjes së 28 të Amyt. Libri i cili do të quhet “My Daughter” do të ndihmojë Mitchin të kapërcejë dhimbjen e kësaj humbjeje dhe duke treguar jetën e vërtetë të Amyt.

Shtëpia botuese e këtij libri do të jetë HarperCollins. (LajmeShqip.com)