Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 19:25

Qё nga viti 1997 deri mё 2005, Missy Elliott ka nxjerrё gjashtё albume dhe asnjёherё nuk ka pushuar mё shumё se 2 vjet. Nё Evropё ajo njihet me hitet  ‘Work it’ dhe ‘Get your Freak On’.

Por u bёnё gati gjashtё vjet qё reperia nuk ёshtё dukur mё dhe kjo pёr njё arsye shumё tё rёndёsishme. Prej kaq vitesh ajo ka qёnё duke luftuar me njё sёmundje tё rёndё, njё sёmundje autoimune e pashёrueshme, shkaktuar nga hiperaktiviteti i tiroides (hipertireoidizёm).

Pёr revistёn People ajo tregon se ishte diagnostikuar pёr herё tё parё nё vitin 2008 pas njё momenti tё frikshёm nё makinёn e saj. “Kёmbёt e mia gati hidheshin pёrpjetё nga tё dridhurat. Nuk mund tё mbaja frenat dhe gati u pёrplasa”, ka thёnё ajo. Sёmundja e saj manifestohet me simptoma si: dridhje muskulare, fryrje sysh, rёnie flokёsh dhe çrregullim humori.

“Sistemi im nervor u shndёrrua aq shumё i pavullnetshёm sa nuk mbaja dot njё penё nё dorё pёr tё shkruar!”, ka thёnё ajo.

Pas trajtimit me kimio-terapi dhe marrjes sё medikamenteve tё cilat kanё patur efekte anёsore tё pakёnaqshme, si psh shtimi nё peshё, gjёndja e Missy Elliott ёshtё stabilizuar. Ajo thotё se mbas terapisё sё saj ёshtё marrё gjatё gjithё kohёs me muzikё.

“Unё gjatё gjithё kohёs kam bёrё muzikё. Bёhuni gati tё blini diskun me kёngёn time tё re. Ju siguroj qё nuk jam ndryshkur dhe veshёt nuk mё kanё lёnё ende!”, ka thёnё ajo pёr revistёn People.

Me muzikёn e saj, Elliott do tё trajtojё edhe çёshtjen e abuzimit seksual qё ka duruar kur ka qёnё e vogёl, njё temё qё reperia e rrёfen pёr herё tё parё. Duke e ndarё historinё e saj me njerёz tё tjerё, ka menduar se mund t’i ndihmojё ata qё kanё vuajtur si ajo.

Mё 29 qershor nё kanalin televiziv VH1, Missy Elliott do tё japё njё intervistё ekskluzive ku do tё tregoj gjithçka mbi sёmundjen e saj dhe momentet mё tё vёshtira pёr tё. Nё intervistё do tё transmetohen edhe deklaratat e Mary J. Blige, Timbaland dhe Ciara, tё cilёt pёrveçse bashkёpunёtorё kanё qёnё edhe miqtё mё tё mirё nё ditёt e saj mё tё vёshtira.

Nga fotografitё mund tё shikoni ndryshimin qё ajo ka pasur pёr shkak tё medikamenteve qё vazhdon tё marr pёr tё mbajtur nёn kontroll sёmundjen e saj.