Duket se jo të gjithë njerëzit e duan Justin Bieberin. Madje jo edhe të gjithë kanadezët, Bukuroshja e Kanadasë, Sahar Biniaz nuk ka folur fjalë edhe aq të mira për bashkëvendasin e saj.
Ajo ka thënë se Justin “ia shpifë” dhe nuk i pëlqen aq shumë, shkruan TMZ.
Mirëpo duket se bukuroshja kanadeze ka arsye pse nuk e pëlqen Bieberin.
Ajo i ka treguar reporterit të këtij medium se madje Justin është edhe mendjemadh, pasiqë ajo e kishte lutur një herë të bënte një fotografi me të, derisa këngëtari e ka refuzuar.