Lajme Shqip e Hënë, 24 Tetor 2011 14:21

Carla Bruni-Sarkozy, dje ka treguar emrin që ajo dhe burri i saj, presidenti francez Nicolas, kanë zgjedhur për vajzën e tyre. Këtë lajm zonja e parë e ka bërë të ditur në websitin e saj zyrtar, tek i cili ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe të ngrohta urimi.

Ajo ka shkruar: “Jam shumë e prekur nga urimet e shumta që kam marrë që mbas lindjes të vajzës sonë Giulia. Me këtë rast, bashkëshorti im dhe unë duam t’ju përcjellim falënderimet më të ngrohta për të gjithë mirësinë tuaj.”

Njoftimi i Carlës u bë menjëherë pasi Sarkozy foli në publik për gëzimin e tij të thellë:
“Të gjithë ju që jeni prindër mund ta kuptoni thellësinë e gëzimit që unë dhe Carla po përjetojmë. Çdo kush nga ju mund ta kuptojë se është një gëzim akoma edhe më i madh, pasi është një çështje private.”

Sarkozy dhe zyra e tij e kanë ruajtur shumë konfidencialitetin gjatë shtatzënisë së Carlës, pavarësisht interesimit mjaft të madh që u tregua nga mediat dhe njerëzit, pasi ky do të ishte fëmija i parë i një çifti presidencial që nga koha e Napoleonit.

Sondazhet kanë treguar se lindja e vajzës mund t’i japë një shtysë Sarkozysë për të rifituar atë 30% të humbur gjatë pesë muajve të fundit, duke i dhënë në këtë mënyrë Francois Hollande përparësi për të fituar në kandidaturën e ardhshme presidenciale. (LajmeShqip.com)