Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 13:44

Këngëtarja Kylie Minogue është duke i ndjekur të gjitha trendet, prandaj vazhdon të mbetet në maje të industrisë muzikore me vite të tëra.

Ajo madje ka nisur t’i ndjekë trendet edhe në jetën private, ashtu që ka gjetur një të dashur 20 vjet më të ri se australiania.

Partneri i saj quhet Joshua Sasse dhe është 27 vjeç, derisa Kylie është 47-vjeçare.

Çifti është parë disa herë bashkë në Londër, ndërsa mediat britanike e kanë lëvduar dukjen e Minogue.

Sipas tyre, këngëtarja duket shumë më e re në raport me moshën që ka.

Kujtojmë që në vitin 2013, Kylie i dha fund lidhjes pesëvjeçare me modelin spanjoll, Andres Velencoso, i cili ishte 10 vjet më i ri se ajo.