Lajme Shqip Wednesday, 28 March 2012 09:45

Shpesh herë lajmet që bëjnë bujë nuk janë të vërteta.

Të hënën Miley Cyrus, ju përgjigj spekulimeve të bëra për fejesën me të dashurin e saj me Liam Hemsworth. “Unë nuk jam e fejuar” tha ajo. “Këtë unazë e kam vënë në gisht që në muajin nëntor! Njerëzit thjesht duan një arsye për të folur.”

Miley tërhoqi vëmëndjen e shumë shikuesve duke shpërndarë  foton  e saj, ku në dorën e djathtë spikati një unazë më një gurë shumë të çmuar.

Ekspertët pohuan se guri ishte një diamant me vlerë 50 mijë dollarë. 19-vjeçarja bukuroshe u shfaq me unazën rrezëllitëse të shtunën mbrëma, kur po shoqëronte Austriakun, Beau, 22, në Muhammad Ali’s Celebrity Fight Night XIII në Phoenix.

Ka qënë vetëm një rastësi, që thashethemet rreth fejesës saj kanë filluar në të njëjtën javë, kur karriera e Hemsworth pati një sukses shumë të madh.

Gjithsesi, mohimi i këtij lajmi u prit mirë, për shkak se, do ishte ogur i keq po të ngrinin gotat me shampanjë në një rast festiv dhe jo në dasmën e tyre.

Gjithashtu, do kritikohej nga shoqëria dhe familja, duke mos dëgjuar këshillat e babit të saj Billi Ray, i cili shkruan këshilla të veçanta për ditën e martesës në “ Zemrat e Lënduara”.

Miley dhe Liam filluan të dilnin bashkë në vitin 2009, pasi ranë në dashuri me njëri-tjetrin kënduan së bashku këngën “ The last song”.

“Unë mendoj që ne thellë, thellë  jemi bërë për njëri-tjetrin, njerëzit janë të lirë të mendojnë çfarë të duan për lidhjen tonë”, tha ajo . “Unë nuk kam shkuar kurrë kaq mirë me dikë deri tani!”. (LajmeShqip.com)