Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 08:49

Suprizon sërish dhe kjo duket se është shndërruar në mënyrën e saj të jetesës, ose thjesht për të qënë në faqet e para të gazetave e revistave rozë.

Këtë herë, fotoja e rradhës e postuar në rrjetet sociale, shfaqet Miley me gishtat e mesit në ajër, duke treguar qartë se nuk e vret mendjen për atë çka mendojnë të tjerët.

Të njëjtin xhest, 22 vjecarja bëri edhe në ndarjen e cmimeve MTV Ammy Awards në vitin 2013, në drejtim të këngëtarit Robin Thicke.

Të gjithë presin që Miley e çmendur, një veprim të tillë apo edhe më skandaloz ta bëjë edhe në ndarjen e cmimeve për këtë vit.

Promoja e re e videos që pritet së shpejti, premton që popstarja kontroversiale do sjellë dicka të egër.

Gjithsesi sytë edhe në këto 30 ditë do të mbeten tek Miley sikurse edhe tek të tjerë personazhe, në garë me njëri tjetrin për cmimin e madh të MTV Music Award që do të mbahet më 30 gusht.

Taylor Swift, Beyonce, Ed Sheeran, Nicky Minaj apo Kendrick Lamar do të shfaqen në tapetin e kuq në fund të gushtit për të rrëmbyer trofeun.Gara është e fortë.