|
|
e Hënë, 21 Nëntor 2011 16:00 9 Tetor 2012 09:00
31 Korrik 2012 15:21
10 Korrik 2012 09:05
6 Korrik 2012 09:45
25 Qershor 2012 16:24
15 Qershor 2012 12:47
27 Shkurt 2012 14:32
2 Tetor 2011 11:30
19 Shtator 2011 10:31
7 Gusht 2011 19:37
Të premten aktorja Mila Kunis ka marrë pjesë në ballon e organizuar nga trupat marinse të Shteteve të Bashkuara. Megjithëse nuk ishte ajo e ftuara e nderit, ‘People’ raporton se ajo është ndjerë e nderuar që ka qenë pjesë e asaj mbrëmjeje.
E ftuar nga rreshteri Scott Moore nëpërmjet një ftese në YouTube, për ta shoqëruar në ballon vjetore, Mila i është bashkëngjitur të gjithë të pranishmëve që mbrëmjen ja kushtuan shtatë marinsave të batalionit të rreshterit Moore, që humbën jetën muajt e fundit në krye të detyrës.
Momentin ku Mila është argëtuar më shumë ka qenë ndarja e tortës, ku copën e parë të tortës e prisnin marinsi më i vjetër dhe ai më i riu në detyrë që ishin prezent. (LajmeShqip.com)
