Lajme Shqip Friday, 10 May 2013 12:08

Princ Harry ka filluar një vizitë shtatë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka hapur një ekspozitë në Capitol Hill të Uashingtonit, ku edhe është mirëpritur ngrohtë nga ana e zonjës së parë amerikane, Michelle Obama.

Princ Harry ndodhet në SHBA për t’i dhënë mbështetje një fushate bamirësie, të cilës, mbështetje i kishte dhënë edhe e ëma e tij, Princesha Diana, raporton Daily Mail.

Harry ka thënë se “nëna e tij, me siguri do të ndihej krenare me të”.

Gjatë arritjes për në Uashington, Harry është përshëndetur nga qindra fansa.