Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 13:18

Modelja, aktorja dhe moderatorja e famshme, Hunziker është parë të kalojë pushimet verore me vajzën e saj Aurora, në Formentera.

Për Michelle koha duket se ka ndaluar dhe ajo duket si një 20-vjeçare. E fotografuar sëbashku me vajzën e saj, ato duket sikur kanë vetëm pak vite diferencë dhe duken si motra në vënd të nënë e bijë!

Të dyja bashkë janë parë të përqafoheshin shpesh dhe të kapeshin për dore. Një lidhje e fortë midis tyre që shprehet spontanisht nga të dyja. Michelle, që sot është 34 – vjeç, ka qenë gjithnjë një nënë në karrierë, por që vajzën e saj asnjëherë nuk e ka kaluar në plan të dytë.

Ndarjen e saj me ish-bashkëshortin, Eros Ramazzotti ajo e pati shumë të vështirë dhe për një periudhë ju shkëput karrierës për t’i qëndruar më pranë vajzës së saj Aurora.

Tashmë Aurora është rritur dhe ngelet të shihet nëse do të ndjekë shëmbullin e mamit Michelle apo të babit Eros Ramazzottit. (lajmeshqip.com)