|
|
e Enjëte, 02 Gusht 2012 08:17 Më një intervistë të dhënë për revistën Vanity Fair në versionin italian, çifti Trussardi – Hunziker janë ulur për një intervistë me gazetarin kësaj reviste, duke rrëfyer disa detaje të bukura të lidhjes së tyre dhe aspiratave të tyre në jetën e përbashkët.
I konsideruar si një çift vërtetë i ekuilibruar, Hunziker ka pohuar me rrëfimet e saja “Për mua Tomaso është mashkulli i vërtetë i jetës sime. Për të kthimi në shtëpi është si të mbulohesh nga një det me përkëdhelje. Mes nesh nuk ka egoizëm, nuk ka dëshirë për mbizotërim, por vetëm bashkëpunim për të qëndruar së bashku.”
Dhe kur gazetari i është drejtuar Tomaso-s duke i thënë se nuk duket e lehtë të jesh partneri i Hunziker, ai i është përgjigjur: “Është e vërtetë që nuk është e thjeshtë. Por çdo marrëdhënie është si një punë që kërkon impenjim, dedikim dhe madje edhe një përqafim në kohën e duhur. Duhet zemër dhe mendje.”
Pas një unaze diamanti dhe pas nëntë muajve lumturi dhe përkëdheljesh çifti është gati për një hap të rëndësishëm, ku në vilën e luginës së Komos, Michelle për herë të parë pas 10 vitesh ndarje nga Eros Ramazzoti do të japë sërish premtimin për t’u lidhur me martesë.
“Si e kuptove që me të mund të funksiononte?” e ka pyetur gazetari. “Duke qëndruar prej vitesh vetëm isha shndërruar në një tip vetmitar, madje tepër të ashpër për t’iu hapur sërish një mashkulli. Por kur e vura në prova, ai i kapërceu të gjitha dhe që në atë moment e kuptova që ai ishte i duhuri për mua” është përgjigjur ajo.
Dhe duket se Tomaso e trajton Michelle-n vërtetë si një princeshë. Kështu e ka trajtuar edhe ditën e tij të ditëlindjes, ditën që duhej të ishte e veçantë për të më shumë se sa për Hunziker.
“Kërkesën për martesë ma ka bërë në mënyrën më të sikletshme të mundshme. Ishte dita e ditëlindjes së tij dhe duhej të ishte një ditë dedikuar atij dhe jo mua; por ai atë ditë e zgjodhi për të bërë një gjest dashurie ndaj meje”, ka rrëfyer Michelle.
Dhe personi me të cilin do të ndajë këtë betim për martesë, është një person me të cilin do të ndajë gjithçka, përfshirë edhe përpjekjet humanitare kundër dhunës ndaj grave. “Duam të mbledhim fonde që të rindërtojmë fytyrën e Valentina Pitzalis, që 27 vjeç ka vuajtur dhunën më të madhe. Është djegur e gjallë nga i fejuari që donte ta largonte përgjithnjë. Ai në atë zjarr vdiq, por ajo shpëtoi dhe ende nuk arrin të urrejë”. (LajmeShqip.com)

