Lajme Shqip Thursday, 29 March 2012 13:00

Një studim i kryer gjatë viteve të fundit nga revista H&E, rezulton se përqindja e njerëzve që përdorin produkte të kujdesit të flokëve është dukshëm më e lartë sesa disa vite më parë ku 20% janë meshkuj dhe 80% janë femra.

Por për më tepër, ju nuk e dini se meshkujt shqiptar tani shpenzojnë mesatarisht 20 minuta para pasqyrës çdo mëngjes në krahasim me 18 minuta që shpenzohen nga një femër. Për këtë arsye ka filluar lulëzimi i sektorit të bukurisë, trajtimeve dhe kujdesit personal, si dhe është përgjegjëse për rritjen e shpejtë të SPA-ve, qendrave të bukurisë  me kërkesa të një niveli bashkëkohor.

Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë kur burrat e kanë pasur më së fundmi dëshirën për t’u trajtuar dhe çlodhur njëkohësisht, ajo periudhë është pikërisht tani. Duke pasur parasysh problemet e vazhdueshme ekonomike, pasigurinë dhe streset e jetës së përditshme, një pjesë e madhe e meshkujve tani kanë gjetur rrugën e tyre në SPA, qendrat e fitnesit dhe salloneve në të gjithë vendin.

Sigurisht, klientët meshkuj tani çdo ditë e më shumë po e kuptojnë se jo vetëm meritojnë një vend relaksimi, por i vlerësojnë këto shërbime po aq të rëndësishme për karrierën e tyre. Ky tregues do të thotë se në Shqipëri nuk janë vetëm femrat që frekuentojnë sallonet dhe SPA-të. Sipas një sondazhi të fundit të zhvilluar nga H&E, meshkujt dhe femrat përbëjnë një mesatare prej 53% të zyrtarëve që frekuentojnë SPA-të në Shqipëri. Një risi e tillë po aplikohet për herë të parë edhe në Shqipëri, nismë e marrë nga disa sallone, që në këtë fushë janë të drejtuara vetëm për meshkujt me trajtime si: prerje, rrojtje, depilim, relaks, masazh etj. (LajmeShqip.com)