Lajme Shqip Monday, 15 April 2013 08:59

Justin Bieber, ka lënë të gjithë gojëhapur me mesazhin që ka shkruar në Librin e Mysafirëve, në Shtëpinë Muze të Anna Frankut.

Këngëtari i cili ndodhet në Europë për një turne, ka vizituar Shtëpinë e Ana Frankut në Amsterdam, e cila është hapur si muze në vitin 1960.

“Është vërtetë inspiruese të jem këtu. Anna ka qenë një vajzë e mrekullueshme. Shpresoj se ajo do të ishte edhe një “belieber”, ka shkruar këngëtari.

Ky shkrim ka ngjallur polemika të shumëta mediale por edhe nëpër rrjetet sociale. Termi “belieber” përdoret për ata “që besojnë” dhe ata “që e duan” Bieberin.

Edhe stafi që mbanë faqen zyrtare në Facebook të Shtëpisë Anna Frank, ka shpërndarë mesazhin që ka lënë këngëtari.

Shumë nga përdoruesit e Facebook e kanë quajtur “mosrespekt”, “të neveritshme” dhe “sjellje jo të mirë” këtë mesazh të këngëtarit kanadez.

“Si do të mund të ishte ajo? Ky idiot si duket po kënaqet me veten. Le të tregojë pak respekt për një figurë historike sic është Anna”, ka shkruar një përdorues i Facebook në lidhjen ku është shfaqur mesazhi.

Ndërkohë situatë e ngjashme ka qenë edhe në Twitter ku përdoruesit e këtij rrjeti social, kanë qenë madje më të ashpër se ata në Facebook. Disa nga ta kanë rekomanduar që Bieber të dërgohet në rehabilitim. 
Ndërkohë edhe raportuesja e BBC-së për sferën e showbizzit, Anna Holligan, ka marrë një mesazh nga zyra për shtyp e Shtëpisë “Anna Franku”.

Në komunikatën e Shtëpisë thuhet: “Ai ishte shumë i interesuar të dinte për Anna Frankun. Ai është ende i ri në moshë, është një jetë me shumë sfida që ai po e jeton, mesazhi i tij nuk ishte edhe aq prekës por ai nuk e bëri edhe aq keq”.