|
|
e Mërkurë, 25 Korrik 2012 12:39 Nju-Jork - Gati gjysma e njerëzve disa ditë mbledh guximin për ta ftuar partnerin në takim, ndërsa meshkujt janë më të prirë për të shtyrë gjërat e rëndësishme në krahasim me femrat, ka vërtetuar studimi.
Çdo i pesti njeri humb dy orë në ditë duke shtyrë gjërat të cilat duhet bërë, si mësimi, larja e enëve ose shkuarja te mjeku, ka zbuluar studimi i kërkuesit të internetit Bing.
Njeriu mesatar çdo ditë kalon 69 minuta të kohës së vet duke shtyrë diçka dhe kështu humb gati tri vite të jetës, përcjell Daily Mail. Edhe pse pjesëtaret e gjinisë më të bukur janë më të prira për të shtyrë, meshkujt shtyjnë gjëra më të rëndësishme. Gati gjysma e njerëzve disa ditë e mbledhin guximin për ta ftuar partnerin në takim, ndërsa çdo i pesti gati dy muaj shtyn shkëputjen e lidhjes së dashurisë.
Përveç kësaj, derisa plakemi, gjithnjë e më pak shtyjmë çdo gjë që duhet të bëjmë.
Kështu 65 për qind të njerëzve në moshën prej 18 deri 24 vjeç rregullisht shtyjnë të paktën një gjë, ndërsa njëjtë bëjnë 51 për qind e personave më të vjetër se 55 vjeç, ka vërtetuar studimi.
“Njerëzit më së shpeshti shtyjnë gjërat të cilat do të mund të ndryshojnë jetën në mënyrë drastike. Puna pa shtyrje na ndihmon që të përqendrohemi në synimet e ardhshme”, ka theksuar psikologia Honey Langcaster-James.
(LajmeShqip.com)