|
|
e Premte, 19 Tetor 2012 11:30 17 Maj 2013 23:15
11 Maj 2013 14:50
10 Maj 2013 12:08
10 Maj 2013 12:07
9 Maj 2013 14:55
1 Shkurt 2013 13:58
20 Janar 2013 13:07
7 Dhjetor 2012 19:25
18 Nëntor 2012 20:54
7 Nëntor 2012 20:00
Los Anxhelos - Megan Fox dhe Brian Austin Green më 27 shtator janë bërë prindër, por këtë lajm të gëzueshëm për ta e kanë fshehur deri më sot. 
“Jemi jashtëzakonisht të lumtur ditëve të fundit gjatë të cilave vërtetë jemi kënaqur, kurse tash kemi vendosur që këtë lajm të bukur ta ndajmë me ju”, ka shkruar aktorja 26 vjeçare Megan Fox në faqen e saj në Facebook.
“Djali ynë Noah Shannon Green ka lindur më 27 shtator, është i shëndetshëm. I lumtur dhe foshnje e mrekullueshme”, ka shtuar Megan.
Çifti është i martuar qe dy vjet dhe derisa për Megan Fox ky është fëmija i parë, Brian ka edhe një djalë 10-vjeçar nga lidhja e mëhershme me Vanessa Marcil.(LajmeShqip.com)