|
|
e Diel, 05 Gusht 2012 10:30
Të moshuarit që vuajnë nga vetmia janë në rrezik për probleme shëndetësore, si sëmundje të zemrës, Alzheimer dhe vdekja e parakohshme.
Skema për inkurajimin e rrjeteve sociale dhe krijimit të qendrave sociale është një ide e mirë, por ka efektivitet të kufizuar. Tani shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë tjetër për të trajtuar njerëzit që vuajnë nga vetmia.
Hulumtuesit e Carnegie Mellon University kanë zbuluar se teknikë shumë e mirë për të luftuar pasojat e vetmisë është meditimi.
Meditimi është një teknikë që funksionon shumë mirë për reduktimin e ndjenjës së izolimit, ndërsa në të njëjtën kohë rrit aftësinë për të luftuar sëmundjet.
Udhëheqësi i studimit David Creswell thotë: “Ne gjithmonë i këshillojmë njerëzit që të lënë duhanin për arsye shëndetësore, por harrojmë që t’i këshillojmë të lënë edhe vetminë në të njëjtën mënyrë”.
Duke shtuar: “Në dimë se vetmia është një faktor i madh rreziku për probleme shëndetësore dhe vdekshmërinë e parakohshme sidomos tek të moshuarit. Meditimi është një trajtim premtues për të luftuar këtë”.