Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 12:11

Kënga e re e Dhurata Ahmetajt, “Bone pa mu” dhe ngjashmëria e saj me Jennifer Lopez, ka bërë bujë jo vetëm të fansat e kosovares, por edhe të këngëtares amerikane.

Këngëtarja lirisht mund të quhet sozi e J.Lo.

Fansat e këngëtares janë duke bërë komente të shumta për Dhuratën dhe ngjashmërinë e saj me J.Lo, por nuk janë vetëm shqiptarët që e bëjnë këtë.

Tashmë edhe fansa të këngëtares amerikane kanë shkruar komente në faqen e saj duke i treguar ngjashmërinë që e ka ajo me këngëtaren shqiptare.

Përndryshe, kënga e re e Dhuratës ka marrë kritika pozitive nga fansat e saj.