Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 15:12

U përfolën shumë gjithandej. Janë bashkë, s’janë… janë fejuar, etj. etj. Por e vërteta e këtyre përfoljeve për hit-këngëtarin Ledri Vula dhe bukuroshen nga Tirana, Adela Sollaku, sheh dritë sot.

Është pikërisht Ledri ai i cili në një bisedë ekskluzive për Indeksonline e pranon për herë të parë zyrtarisht lidhjen me Adelën.

“Po, është e vërtetë që jam në lidhje me Adelën. Konsideroj që jeta private duhet të mbetet e tillë, mirëpo për hir të fansave dhe publikut unë them edhe një herë që jam në lidhje me Adelën”, ka thënë Ledri për Indeksonline.

Po ashtu ai thotë se ndjehet mirë me Adelën dhe se e vlerëson lartë atë. “Është një vajzë me të gjitha tiparet që unë i kam vlerësuar dhe i vlerësoj, prandaj jam me të”, ka thënë ai, duke përgënjeshtruar raportet mediale se ai është fejuar me të.

Fotografia që ka bërë bujë këto dy ditë në media, sipas Ledrit është një drekë familjar ku ai ishte me gjyshërit e tij, dajën, prindërit dhe Adelën.