Lajme Shqip Wednesday, 24 April 2013 17:58

Irina Shayk sërish ka “goditur” me fotografi të nxehta. Supermodelja ruse, njëherit e dashura e superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka pozuar për setin e fotografive në kuadër të fushatës “Më merr në Rio”.

Fotografitë janë realizuar për reklamën e plazhit “Bunny” të Rio de Zhaneiros.

27 vjeçarja, edhe në këto fotografi ka treguar se përkujdeset të ketë një trup perfekt vazhdimisht.

“Jemi të sigurt se lista e njerëzve që duan ta marrin Irinën në Rio, nuk do të jetë edhe aq e shkurtë”, shkruan The Sun.