Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 13:30

Angli – Një çift që po martohej në Bashkinë e Mançesterit mbeti i shastisur kur pa të hynte e paftuar në sallë, Mbretëresha Elizabeta e Dytë, e ndjekur nga bashkëshorti i saj, Duka i Edingtonit.

Siç u shprehën më vonë, John dhe Frances Canning në fillim besuan se ishte një shaka dhe se në sallë po hynte ndonjë sozi e tyre, kur Madhëria e Saj u afrua dhe i uroi martesën personalisht.

Mbretëresha, e ndodhur në një drekë me 200 vullnetarë në një dhomë paralele, pyeti zyrtarët nëse mund të hynte për të parë celebrimin dhe kërkesa e saj u aprovua menjëherë.

Elizabeta II dhe Duka shpenzuan pesë minuta, duke biseduar dhe duke u fotografuar me të ftuarit.

“Nuk mund ta besoja që Madhëria e Saj i dinte emrat tanë dhe na u përshëndeti duke na thirrur në emër”, deklaroi për shtypin britanik nusja e entuziazmuar.

Nga ana e tij, dhëndri 48-vjeçar u shpreh se nuk mund të kishte marrë një surprizë më të mirë se ajo që mori. “Ajo ishte qershia mbi tortë. Nuk mund të kisha imagjinuar asgjë më të mirë se kjo”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Mbretëresha, nga ana e saj e komplimentoi çiftin duke i thënë, “Dukesh jashtëzakonisht tërheqëse me këtë fustan të bardhë. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen dhe u trashëgofshi”.