Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 10:34

Aspiratat e bukuroshes italiane pёr njё dashuri tё pёrjetshme janё thёrmuar nё grimca tё vogla, kur nё duart e saj kanё rёnё gazetat qё kanё bёrё publike lajmin e ndarjes sё saj me mjeshtrin e beqarёve, George Clooney.

“Ne nuk jemi mё sё bashku. Ështё diçka tepёr personale dhe shpresojmё qё tё gjithё ta respektojnё privatësinё tonё”, thuhet në deklaratën e lёshuar dje nga zёdhёnёsi i tyre, në Londër.

Clooney, 51-vjeçar, ёshtё njё tip qё nuk i pёlqen t’i bёj publike tё dashurat e tij, kёshtu qё ishte iniciativё e madhe ekspozimi me Canalis, 32-vjeçare, si tё dashurёn e tij, mё 2009.

Aktori i filmit “Ocean’s Eleven”, i cili u divorcua nga Talia Balsam, mё 1993, mbas katёr vitesh, nuk mundi tё qёndrojё më gjatё nё lidhje. Nё muajin janar tё kёtij viti, ai ёshtё mёsuar t’i ketё thёnё Piers Morgan se ai do tё mbetej njё beqar deri nё vdekje.

Ndёrsa, Canalis nuk ka rёnё dakort me kёtё thёnie tё tij.

“Unё jam njё besimtare e fortё e martesёs”, ka thёnё ajo para një muaji pёr revistёn italiane “Chi”. Ndёr tё tjera ajo ёshtё shprehur se ndjehet shumё e lumtur pёr momentin, falё mashkullit tё saj qё po e bёn tё jetojё si nё pёrralla.

Por, fatkeqёsisht, pёrralla për të mbaroi…