Lajme Shqip Wednesday, 22 June 2011 14:14

Shumё njerёz shkojnё pёr t’u relaksuar nё qёndrat SPA dhe pёr t’u ndjerё mё tё rinj.

Fotoja me gjarpinj tregon gjithçka: klientёt nё SPA-tё izraelite paguajnё qё gjarpinjtё tё rrёshqasin nё shpinёn e tyre pёr njё masazh special. Fatmirёsisht kёta gjarpёrinj nuk janё helmues.

Me lёvizjet e tyre ata masazhojnё aq mirё sa klientёt thonё se janё shumё relaksues. Kuptohet, kёtё trajtim e bёjnё vetёm ato qё nuk kanё frikё nga gjarpёrinjtё.

Ndёrsa ata njerёz qё kanё frikё nga gjarpёrinjtё paguajnё pёr njё tjetёr trajtim, atё tё relaksimit nё ‘Dhomёn e Delfinit’. Nё kёtё dhomё klientёt shtrihen nё njё shtrat i cili vibron nё varёsi tё tingujve tё delfinёve dhe tё oqeanit. Njё ndjesi shumё relaksuese.