Lajme Shqip e Hënë, 17 Tetor 2011 10:45

Tiranë – Gazetarja e njohur e ekranit i ka dhënë fund beqarisë, duke celebruar dashurinë e saj me diplomatin Dritan Hila. Rudina Xhunga, kreu ritin zyrtar të martesës me diplomatin, ish-punonjësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme e më pas analist për çështjet ndërkombëtare, Dritan Hilën.

Rudina Xhunga, kreu ritin zyrtar të martesës me diplomatin, ish-punonjësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme e më pas analist për çështjet ndërkombëtare, Dritan Hilën.

Ishte menduar të ishte një ceremoni e thjeshtë celebrimi, por “Geraldina Sposa” që kishte zbardhur njësinë e Minibashkisë Nr.5 me trëndafila të bardhë, verë, shampanjë e ëmbëlsira, kishte menduar t’i dhuronte Rudina Xhungës një  surprizë në ditën e saj më të bukur.

E çuditshme ka qenë edhe mimika e fytyrës së Rudinës, nga habia e pakontrolluar kur ka parë të mbledhur aq shumë njerëz të palajmëruar.

E veshur me një nga fustanet e nusërisë të koleksionit të fundit të “Geraldina Sposës”, nusja mendonte se do të gjente aty vetëm të lajmëruarit, të afërmit e saj e të dhëndrit, si dhe miq të ngushtë, fytyra të njohura të ekranit të “Top Channel”. Por ja që nuk ndodhi ashtu! Dhe sipas burimeve, Rudina nuk u çlirua nga emocionet e kësaj surprize deri në fund të ceremonisë.

Rudina Xhunga është një nga ikonat e medias vizive, ku prej vitesh drejton emisionin e njohur “Shqip” në “Top-Channel”.
Gazetarja Xhunga është gjithashtu autore e tre librave “Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur”, “Sikur Ana”. (LajmeShqip.com)