Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 18:12

Bëhet fjalë për aktorin që ka luajtur rolin e agjentit 007, James Bond. Sipas portalit të lajmeve “The Mail”, aktori në rolin e James Bond, Daniel Craig ka lidhur martesë në një ceremoni sekrete në New York, të mërkurën e javës së kaluar. Ai është martuar me aktoren angleze Rachel Weisz. Në ceremoninë martesore kanë qenë të pranishëm vetëm fëmijët e tyre, konkretisht djali 4-vjeçar i Rachel dhe vajza 18-vjeçare e Daniel-it.

Me sa duket shkëndijat ndërmjet çiftit kanë lindur gjatë xhirimeve të filmit ‘Dream House’. Që të dy vijnë nga histori të sapo mbyllura në jetën e tyre, Rachel nga divorci me ish-burrin e saj dhe Daniel nga ndërprerja e bashkëjetesës me producenten Satsuki Mitchell.

Daniel do të jetë sërish protagonisti kryesor në serialin dedikuar plotësisht James Bond-it.

Si për ironi të fatit, në filmin ku ato edhe u njohën, interpretonin rolin e një çifti të sapo martuar. (lajmeshqip.com)