Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 17:50

Sot mbahet gjysёmfinalja e konkurruesve nё “Kroacia kёrkon njё yll” dhe nё tre konkurentёt e mbetur janё dy tё rinj shqiptarë, Marçela Roshi dhe Mark Marku.

Marçela, e njohur pёr interpretimin e saj pop-rrok, ёshtё krahasuar shpesh herё me kёngёtaren Alanis Morissette. Ka njё zё potencial, qё shpёrthen pa asnjё sforcim.

Ndёrsa tjetri, Marku, sipas mediave kroate ёshtё njё pretendent i çmimit tё madh.

Sa krenarё ndihesh kur prezantohesh me talentë tё tillё, por po aq shumё inat tё vjen qё kёta tё konkurrojnё jashtё Shqipёrisё!

Urojmё qё, sot, Kroacia tё gjej yllin e saj… shqiptar!