Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 15:35

Kёngёtari i muzikёs latino-amerikane ka shpёrthyer si stuhi kur nё njё intervistё ёshtё pyetur pёr çёshtjen e kasetёs intime tё gruas sё tij Jennifer Lopez.

Ai ishte duke dhёnё njё intervistё pёr Univision nё gjuhёn spanjolle nga zyrat e tij nё New York kur u pyet rreth betejёs ligjore me ish-bashkёshortin e gruas sё tij, Ojani Noa.

Edhe nё fotografi duket qartё pamja e tij e inatosur qё menjёherё duke u drejtuar nga kamera bёnte me shenjё duke lёvizur dorёn dhe kthyer gjuhёn nё anglisht duke thёnё: “Vazhdo me pyetjen tjetёr.”

E ka pёrsёritur kёtё thёnie pёr katёr herё rresht ndёrkohё qё gazetarja nuk ndryshonte temё, deri sa ёshtё çuar shumё i inatosur dhe nuk ka pranuar tё japё mё asnjё intervistё pёr ta.

Jennifer Lopez e cila ka qёnё e martuar pёr 1 vit me Ojani Noa nё vitin 1997, ka katёr vjet qё po pёrpiqet tё bllokojё nxjerrjen nё shitje tё kasetёs sё saj tё muajit tё mjaltit me bashkёshortin e hershёm. Kaseta thuhet tё ketё rreth 21 orё xhirim tё Lopezit me pamje nudo, tё pjesёve tё ndryshme. Ajo gjithashtu ka qёnё e martuar me Cris Judd pёr 18 muaj. Ndёrsa me Marc Anthony ka 7 vite martesё, prej sё cilёs edhe dy fёmijё binjak tri-vjeçar, Max dhe Emma.