Lajme Shqip Wednesday, 31 July 2013 12:12

Artisti Mamaqi publikoi dje në ‘Facebook’ këtë status lidhur me viktimën.

Nga statusi që botova dje më erdhi në inbox kjo foto. Një foto që nuk e mbaja mend që ishte bërë. Është Serdi. Njëri nga 3 viktimat e ngjarjes së Vlorës. Kjo foto është bërë para 7 muajsh. Më bëri të mendoj… Para 7 muajsh, asnjëri nga ne të dy nuk e dinte që njëri nga ne vritej pa shkak dhe pa faj. Më bëri të mendoj se sa e brishtë është jeta dhe sa e panjohur është e ardhmja dhe fati i gjithsecilit. Më bëri të mendoj sa herë kam ndjerë mungesën e dikujt që nuk e kam vlerësuar atëherë kur e kam pasur pranë… Më bëri të mendoj që mund të isha unë në vend të Serdit. Dhe kështu…ngushëllimi i vetëm që na vjen neve dhe familjeve të tyre, është mendimi dhe besimi se ata të tre tani janë në një jetë më të mirë se kjo në tokë. Po e mbyll me një mesazh për të gjithë ju: Nuk është asnjëherë vonë për t’i kthyer sytë nga Zoti! Lamtumirë Serdi!