Lajme Shqip e Premte, 29 Qershor 2012 13:00

Bëhuni më atraktive me produktet e duhura të bukurisë.

 

Makijazhi është një mënyrë e thjeshtë, por mjaft e fuqishme për të theksuar tiparet tona më të mira si dhe për të rritur vetëbesimin tonë. Thjeshtësia e kombinuar me ngjyrat e duhura janë alternativa më e mirë për t’u dukur në çdo çast joshëse.

- Rimeli për qerpikë

Sytë tanë, janë ato që tërheqin më së shumti vëmendjen, prandaj mënyra se si ne kujdesemi për to, si i lyejmë, si u japim formë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Rimeli i qerpikëve me një formulë të papërshkueshme nga uji, një dozë hidratuese me vitamina E dhe një shkop magjik, për ta bërë aplikimin e rimelit sa më të lehtë, janë një mjet i domosdoshëm për t’u ndjerë e bukur.

- Qerpikë shtesë për sytë

Dhe në rast se dëshironi t’i zgjasni, më mirë përdorni qerpikë eksteishën se sa ato fallcë. Sipas markës qerpikët eksteishën janë 42% më të gjatë se ato fallcë, dhe kanë një volum të pabesueshëm, rreth 98%. Ky produkt është më shumë i volitshëm, si dhe e bën syrin tuaj të duket më bukur se sa me qerpikët fallcë.

- Penel në tre vija

Ky është një produkt i domosdoshëm për syrin tuaj, pasi kjo vijë e trefishtë nxjerr në pah qerpikun dhe bukurinë e syrit tuaj.

- ‘La Crème Color’ për buzët

Buzët janë një tjetër pjesë e bukurisë së femrës, që e bën atë më atraktive. Kjo markë sjell jo më pak se 16 tone ultra joshëse, me ngjyrat më të preferuara në këtë sezon.

- Buzë perfekte

Gjëja e fundit që duhet të bëni që buzët tuja të jenë joshëse, është të aplikoni shndritës/shkëlqyes mbi to, në këtë mënyrë ngjyra do qëndrojë më gjatë. (LajmeShqip.com)