Lajme Shqip Monday, 11 June 2012 10:12

Madonna ka shokuar fansat e saj duke treguar gjoksin gjatë një koncerti në Turqi të premten në mbrëmje.

53 vjeçarja po këndonte ‘Human Nature’ në Stamboll kur nisi të hiqte rrobat dhe habiti të pranishmit në koncert kur nuk ndaloi derisa tregoi gjoksin.

Turi botëror i Madonna i quajtur MDNA nisi në Izrael javën e kaluar dhe në korrik do të shkojë në Britaninë e Madhe.

Në këtë tur është protagonist dhe djali i saj 11 vjeçar, Rocco, i cili ka kërcyer break-dance në disa nga këngët e nënës së tij.