Lajme Shqip Wednesday, 17 April 2013 11:05

Mbështetja që Madonna i ka dhënë grupit “Pussy Riot” në Rusi, mund ti kushtojë asaj me ndalesë për hyrje në këtë vend, shkruan The Sun.

Anëtaret e “Pussy Riot” tashmë janë dënuar për shkak se shteti rus ka vlerësuar se ato “këndojnë me hulliganizëm” kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe se mbështesin të drejtat e komunitetit homoseksual. E këtë mbështetje e ka dhënë edhe Madonna gjatë një koncerti në Moskë dhe Shën Petersburg vitin e kaluar.

Tash, Madonna akuzohet nga autoritetet ruse “se viza e saj nuk ia lejon të bëjë aktivitete fitimprurëse” dhe se ka kryer “aktivitet illegal komercial”.