Lajme Shqip Friday, 30 March 2012 10:00

Los Anxhelos – Ajo që dikur i këndonte Hollivudit, sot po largohet prej tij duke nxjerrë në shitje vilën e saj 28 milion dollarëshe në Beverly Hills.

Mediat amerikane informuan dje se Mbretëresha e muzikës pop ka vendosur të nxjerrë në shitje “kështjellën” e saj, të pajisur me pishinë të jashtme dhe të brendshme, fushë personale tenisi, disa vende për parkim, palestër dhe sauna, ku në total janë pothuajse 1,500 metra katror, e rrethuar nga pemë, në një prej zonave më të gjelbëruara të Los Anxhelosit.

Vila që ndodhet në një nga zonat më të gjelbëruara të Los Anxhelosit, është në një zonë ku ka shumë qetësi, e ndërtuar në fundin e një rruge pa dalje dhe ka një postobllok në hyrje të vilës, së vendosur në një territor personal prej gjysmë hektari.

Madonna e bleu këtë vilë në vitin 2003, kur ishte e martuar me Guy Ritchie. Atëherë, vila i kushtoi 12 milionë dollarë. Ndërkohë, këngëtarja jeton në “Upped Side”, në një tjetër vilë që bleu për 32,5 milionë dollarë në vitin 2009.