Lajme Shqip Thursday, 11 April 2013 16:09

Madonna ka akuzuar presidenten e Malawit, Joyce Banda se “po përhapë gënjeshtra”.

Superylli është zhgënjyer pasiqë ky vend afrikan nuk e ka trajtuar atë si VIP gjatë një vizite bërë së fundmi në këtë vend.

I gjithë stafi i Madonnës, është detyruar që në airoport të kalojë “nëpër duart” e sigurimit ashtu si të gjithë njerëzit tjerë.

Por e gjithë kjo punë ka filluar kohë më parë, pasiqë presidentja Banda kishte akuzuar Madonnën se ka keqpërdorur fondet për shkolla dhe edukim në këtë vend, duke thënë se premtimet e saj, asnjëherë nuk janë realizuar.

Ndërkaq këngëtarja i është kundërpërgjigjur asaj duke shkruar:

“Presidente Banda, mjaft përhape gënjeshtra për mua. Jam duke u munduar të ndihmoj fëmijët e vendit tuaj.Jam duke qëndruar këtu në një nga 10 shkollat që kemi ndërtuar. Të paralajmëroj se vetëm e vërteta do të qëndroj gjithmonë”.