Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 14:00

Këngëtarja e muzikës pop i ka hapur zemrën revistës ‘Myself’ duke treguar se ëndërron akoma dashurinë e vërtetë.

“Pavarësisht notave të feminizmit që na karakterizojnë, jemi akoma me mendimin dhe në kërkim të dashurisë dhe burrit perfekt. Në një farë mënyrë vazhdojmë të mbetemi skllave të pritshmërive sociale, ku vetëm dashuria e një mashkulli mund të na mbushi jetën dhe se pa të nuk do të jemi asnjëherë të lumtura vërtetë. Por të paktën, me kalimin e kohës e kuptojmë se gjërat nuk qëndrojnë kështu, përkundrazi, ndodh e kundërta.”

E pyetur nëse do ta sakrifikonte karrierën e saj për dashurinë e një burri apo të një gruaje, ajo është përgjigjur:

“Kam menduar gjithmonë që mund t’i kem të dyja njëkohësisht, madje edhe të treja njëkohësisht!” (LajmeShqip.com)