Lajme Shqip Friday, 12 October 2012 19:00

Nju-Jork -  Vajza e  Madonës, Lourdes, ka vendosur të largohej nga shtëpia ku jetonte me këngëtaren dhe vetë do të paguajë shkollimin, sepse nuk mund ta durojë regjimin e rreptë dhe autoritar të nënës së saj.

Lourdes 16-vjeçare është duke planifikuar të regjistrohet në një kolegj të artit jashtë Nju-Jorkut në mënyrë që të largohet nga Madona, ndërsa thuhet se shkollimin do ta paguajë vetë.

Ajo do të përdorë paratë e fituara nga shitja e markave të veshjeve për adoleshentë, “Material Girl”, të cilat i kishte nisur me nënën e saj 54-vjeçare disa vjet më parë, ndërsa, siç pohon një burim i afërt me këngëtaren, Lourdes është lodhur së jetuari sipas parimeve strikte të nënës së saj.

“Madona është një prind i rreptë, dhe Lourdes është rebeluar. Ajo është ngopur duke qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Kjo është arsyeja pse ajo nuk ka shkuar në turneun e Madonas,” tha një burim për gazetën britanike “The Sun”.

Lourdes është fëmija më i madh i Madonës dhe fëmija i vetëm i këngëtares me 46-vjeçarin, Carlos Leon. Pas saj ka edhe tre vëllezër e motra, Rocco 12-vjeçar, David 7-vjeçar, Banda dhe Mercy James gjashtë vjeç.(LajmeShqip.com)