Lajme Shqip Saturday, 12 April 2014 13:30

Lori flet për jetën e saj si modelenë Itali. Ajo tregon se si nisi të merrej me atë profesion. Banorët e pyesin për stilin e seteve fotografike që ka bërë. Ajo rrëfen: “Kam pozuar ‘topless’”! Ajo tregon për një nga rastet kur ishte paraqitur në agjenci, pasi kërkoheshin disa modele për një set fotografik.

Ajo tregon se konkurroi së bashku me disa vajza të tjera, dhe ishte e përzgjedhura, pasi modelet e tjera qëndronin shumë të ngrira përpara aparatit dhe nuk pranonin të pozonin pa rroba. Lori tregon se, për shkak se ajo ishte më e lirshme dhe e pranoi diçka të tillë, u pranua.

Zhaku e pyet nëse ajo paguhej për atë punë. Lori i shpjegon që ajo paguhej më mirë se të gjitha vajzat dhe nuk paguante asnjë lek për qëndrimin në hotele, pasi për gjithçka paguante menaxheri i agjencisë.

Ajo vazhdon t’iu tregojë detaje se si filloi punë në një butik, ku i duhej thjesht të qëndronte si modele, gjë për të cilën paguhej. Përveç kësaj, ajo u tregon banorëve se, pavarësisht suksesit në punën e saj si modele, për të më e rëndësishme është shkolla. /albeu/