Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 12:00

Divorci i tyre që u kalua disi në heshtje dhe pa koment, tani po fillon të flas më shumë se kurrë! Madje, një divorc që nuk duket aspak miqësor, përderisa Jeniffer Lopez ka nxjerrë në shitje të gjitha bizhutë që Marc Anthony i ka dhuruar gjatë martesës së tyre 7 vjeçare. Dhe në këto aksesorë përfshihet edhe unaza e saj e martesës prej 4 milion dollarësh. Ndër bizhutë e saj, më e çmueshmja është unaza me diamantin blu 8.5 karat.

Sipas burimeve të “The Chicago Sun Times” ajo është duke i falur të gjitha rrobat që Marc i ka blerë gjatë romancës dhe martesës së tyre. Një veprim ky nga 42-vjeçarja, që dëshiron t’i japë kuptim jetës së saj duke e nisur çdo gjë nga e para, pa asgjë të pranishme nga ish-burri i saj.

Të vetmet dhurata të blera nga Anthony që Jay-Lo nuk do t’i heqë, janë ato që ai i ka blerë për fëmijët e tyre, Max dhe Emme.

Lajmi doli në media menjëherë pasi Marc Anthony e ndaloi të dashurin e Jenniferit për t’i shëtitur fëmijët e tij me makinë. (LajmeShqip.com)