Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 14:56

Ajo quhet June Gregg dhe ёshtё duke pёrdorur tё njёjtёn llogari bankare qё ka patur edhe pёrpara Luftёs sё Parё Botёrore. Llogaria bankare ёshtё po ajo qё babai i saj i kishte hapur kur ajo ishte 1 vjeç e gjysёm, qё daton nё janar tё vitit 1913.

Ky ishte njё rrёfim qё June ja kishte thёnё njё shoqes sё saj dhe lajmi gojazi ka mbёrritur nё veshin e drejtorit tё degёs bankare tё asaj zone. Duke mos i besuar thashethemit qё kishin dёgjuar, ato filluan verifikimet e nevojshme pёr kёtё rast. Kёshtu, ato verifikuan qё jo vetёm qё vazhdonte tё ishte po i njёjti pёrdorues, por edhe se numri i llogarisё kishte ndryshuar vetёm njё herё kur banka kishte ndryshuar emrin e saj nё ‘llogari kursimi’!

Gruaja nё moshё e ruan akoma librezёn blu ku ka bёrё depozitimin e parё prej 6.11 dollarёsh. Kursimet e saja janё tё mira pasi ёshtё mёsuar tё mos ketё shumё pretendime. Duke qёnё e pa martuar dhe pa fёmijё nuk ka patur shumё obligime, prandaj dhe kursimet e saja i ka menaxhuar shumё mirё.

Tё enjten e kaluar June Gregg ka festuar ditёlindjen e saj tё 100-tё me stafin e bankёs tё cilёt mendonin se asaj mё shumё se kushdo i takonte tё festonte ditёlindjen nё atё bankё. Llogaria e saj bankare ёshtё mё e vjetёr se sa emri i vetё bankёs! Si dhuratё pёr ditёlindje asaj i janё rritur interesat e arkёs sё kursimit me 5% pёr 100 ditёt e tjera nё vazhdim.