Lajme Shqip Wednesday, 03 April 2013 16:49

Edhe pse ka telashe të shumëta me ligjin, Lindsayt duket se nuk i bëhet vonë për asgjë. Aktorja problematike Lindsay Lohan, është parë në një plazh të Brazilit ditë më parë.

Ajo ka vendosur që të largohet në këtë mënyrë, natyrisht aq sa është e mundshme nga sytë e publikut, për shkak të skandaleve të saj të vazhdueshme, por duket se kjo gjë është e pamundur për Lilon.

Ditë më parë, ajo ishte future nën një tavolinë në klub nate në Brazil. Kjo ishte mënyra që Lilo kishte vendosur të mos komunikonte me askënd.