Lajme Shqip Wednesday, 10 April 2013 10:05

Nuk ka qenë aq befasuese që Lindsay Lohan ka shpërthyer në lot gjatë emisionit të David Letterman “The Late Show with David Letterman”.

Ajo ka shpërthyer në lot, përgjatë bisedës në lidhje me problemet e saj të fundit e sidomos kur është folur për rehabilitimin, shkruan Daily Mail.

Aktorja problematike ndonjëherë edhe ka qeshur për shkak të humorit të David, i cili i tha asaj:

“Ndoshta ti do të duhej të ishe në rehabilitim tani. Seriozisht, nuk kemi besuar se do të shohim më”.

Ndërkaq Lindsay ka thënë: “Të jem e sinqertë, unë e gjej lumturinë kur punoj dhe kur jam e shëndetshme. Mendoj se është një mundësi e mirë për mua që të fokusohem në gjërat që i dua”.