Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 17:47

Misteri se pёr ç’arsye Lindsay Lohan anuloi intervistёn me gazetarin Matt Lauer e ka njё pёrgjigje: ishte shumё e stresuar nga rezultati qё mund tё dilte nga analizat qё kishte bёrё atё mёngjes.

Pёrpara disa ditёsh ajo do tё jepte njё intervistё qё e kishte planifikuar brenda ambientit tё shtёpisё sё saj, por tё cilёn e anuloi pikёrisht pasi ekipi i televizionit kishte shkuar pёr ta filmuar.

Nё festёn qё Lohan organizoi me shoqёrinё e saj nё shtёpi mё 9 qershor, kishte deklaruar se nё shtёpinё e saj nuk kishte pije alkoolike dhe se alkooli nuk ishte mё pjesё e jetёs sё saj. Kёtё deklaratё qё ajo e kishte bёrё pёr TMZ-nё e hodhi poshtё testi i urinёs qё i ёshtё bёrё. Nё tё dy testet e bёra ajo ka rezultuar pozitive ndaj alkoolit. Madje TMZ ka siguruar edhe njё foto tё shishes sё verёs sё hapur brenda nё shtёpinё e saj.

Mёsohet qё gjykatёsja Stephanie Sautner ёshtё irituar aq shumё sa ka urdhёruar ndёrprerjen e arrestit tё saj shtёpiak pёr ta futur nё burg. Pёr kёtё arsye sot i ёshtё caktuar njё seancё gjyqёsore.

Pёr tё rejat e mёtejshme do t’ju njoftojmё.