Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 13:13

Aktorja e bujshme, pasi u dёnua me arrest shtёpiak dhe orё pune tё detyrueshme nё shёrbim tё komunitetit, po e gjen mёnyrёn e argёtimit gjatё arrestit tё saj shtёpiak.

Ajo ka ftuar shoqёrinё e saj tё ngushtё nё njё festё me barbekju dhe nё njё mbrёmje… ku tё mbyllur nё shtёpi nuk kanё patur se çfarё tё bёjnё mё shumё se sa tё uleshin pёrpara televizorit dhe tё shikonin reality show-in “Keeping Up With the Kardashians.”

Megjithёse ajo po kalonte njё arrest shtёpiak shumё relaksues nё shtёpinё e saj nё plazh, me sa duket televizori, romanet dhe tablotё e pikturimit e kanё mёrzitur. Kёshtu, pёr tё hequr sado pak mallin e tё dalave me shoqёri, ajo ka marrё leje pёr tё organizuar kёtё festё nё shtёpinё e saj.

Asaj i kanё ngelur edhe 2 javё e gjysёm pёr tё pёrfunduar arrestin e saj shtёpiak.