Lajme Shqip Wednesday, 31 July 2013 17:30

Lindsay Lohan doli nga rehabilitimi ditën e martë pasi plotësoi trajtimin 90-ditësh të urdhëruar nga gjykata. Aktorja 27-vjeçare është fotografuar në dalje të klinikës në Malibu të Kalifornisë dhe nga pamjet duket e qeshur dhe e shëndetshme.

Por, ‘TMZ’ ka bërë të ditur se Lohan do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera në një tjetër klinikë rehabilitimi para se të përballet me botën, transmeton Top Channel.

Burime për ‘TMZ’ kanë thënë se kësaj here Lindsay ka ndryshuar vërtet dhe duket një tjetër njeri. Aktorja do të jetojë në Nju Jork, por para se të rinisë jetën normale, do të kalojë edhe 3-4 ditë në një klinikë rehabilitimi të një niveli më të ulët.

Gjykata urdhëroi Lindsay Lohan të hynte në rehabilitim për një periudhë 90-ditore pasi ajo gënjeu oficerët e policisë për një aksident me makinë që e kishte shkaktuar vetë.