Lajme Shqip Monday, 08 April 2013 15:21

U bënë disa muaj që këngëtarja e njohur, Linda Halimi, shkoi për të ushtruar profesionin e saj në SHBA. Ajo tani arriti të bëhet pjesë e studios shumë të njohur “The Hit Factory”, në të cilën studio realizojnë këngë emrat e mirënjohur të skenës botërore.

Pra nga tani edhe këngëtarja kosovare i është bashkuar listës së këtyre emrave dhe Linda tashmë ka nisur punën edhe në albumin e parë i cili do të jetë në gjuhën angleze dhe që do të përmbajë 9 deri në 10 këngë.

Linda, në një intervistë për “Zërin” ka folur për më të rejat dhe punën e saj.

“Të them të drejtën këto ditë jam shumë e angazhuar në studio, duke i realizuar këngët e reja që do t’i përmbajë albumi im i parë. Në fakt jam me shumë fat që kam nisur bashkëpunimin me studion shumë të njohur “The Hit Factory” në të cilën studio incizojnë këngë emra të njohur: si Lil Wayne, Mariah Carey, Christina Aguilera, Justin Timberlake, Justin Bieber, Rick Ross, Jayz etj.. Jam duke punuar mjaft shumë, madje po qëndroj në studio me orë të tëra deri në orët e vona pas mesnate dhe uroj që tërë ky mund i imi të dalë me rezultate të mira”, ka thënë ajo.

Linda ka zbuluar se së shpejti mund të publikohet edhe një klip.

Linda ka folur edhe për jetën e saj personale, ku veç tjerash ka thënë se dashuria po funksionin në mënyrë perfekte.